Shaqiri pranë kalimit te Shkëndija

Ish futbollisti i Dritës së Bogovinës Ardit Shaqiri i cili po zhvillon stërvitje disa ditë me radhë në skuadrën Tetovare, siç duket do të jetë emri i ri i klubit kuq e zi.

Burime jo zyrtare bëjnë të ditur për Portalb se në ndeshjen kontrolluese mes skuadrës së Shkëndisë me skuadrën Hajvalia nga Kosova e cila zhvillon fazën përgatitore në Strugë, Ardit Shaqiri la përshtypje të mira tek udhëheqësit e klubit tetovar dhe kjo është një arsye plus që strugani të jetë pjesë e mesfushës në gjashtëmujorin e ardhshëm për Shkëndijën.

Ish futbollisti i Dinamos së Zagrebit, Ruzhemberokut, Gramozit dhe Dritës mund të jetë përforcimi i dytë për tetovarët këtë sezon pas kroatit Lovre Çirjak i cili tashmë ambientohet në qytetin e Tetovës.

Shaqiri u largua nga Drita si shkas i mosmarrveshjeve me drejtuesit e klubit Bogovinas.

Dy ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për Shaqirin por edhe për skuadrën tetovare e cila ballafaqohet me probleme të rënda financiare këtë sezon. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button