Gazetarëve shqiptarë nuk u lejohet të parashtrojnë pyetje në takimin Gruevski-Daçiq

Sikurse edhe shumë herë më parë, gjatë takimeve zyrtare të krerëve të shtetit me mysafirët e shteteve tjera që vijnë për vizita zyrtare në Maqedoni, gazetarëve shqiptarë u mohohet e drejta për të parashtruar pyetje.

Siç njofton agjencia e lajmeve Zhurnal, kjo ndodhi edhe gjatë takimit mes kryeministrit vendas, Nikolla Gruevski dhe atij serb, Ivica Daçiq.

Pas fjalimeve zyrtare të dy kryeministrave, kur gazetarët duheshte të parashtrojnë pyetje, zëdhënësi i qeverisë, këtë ua mundësoi vetëm gazetarëve të mediumev maqedonase, ndërsa edhe përkundër interesimit të madh të mediave shqiptare për të parashtruar pyetje, atyre iu mohua kjo e drejtë.

Kështu, pasi organizatori dhe udhëheqësi i konferencës për shtyp, vendosën të mbyllin konferencën pa jua dhënë të drejtën e pyetjes gazetarëve shqiptarë, ata ndërhynë vetë për të bërë pyetje, në momentin kur udhëheqësi i konferencës po e mbyllte atë.

Kjo gjë ndodh shpesh gjatë konferencave për shtyp që organizohen nga kabineti i Presidentit dhe i kryeministrit, gjatë vizitave të krerëve të shteteve të huaja.

A do të thotë kjo se protokolli i kabinetit të qeverisë së Gruevskit u “frikësua” nga pyetjet e gazetarëve shqiptarë që do t’i drejtoheshin kryeministrit serb Daçiq. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button