Maqedonia dhe potenciali turistik i saj në Turqi

Potenciali turistik i Maqedonisë, nga data 24 deri 27 janar është prezantuar në Stamboll.

Një pjesë e madhe pjesëmarrësve të panairit në Turqi veç më i kanë përcaktuar punët që kanë filluar dhe kjo do të thotë rritje e numrit të turistëve të Turqisë në Maqedoni, tha drejtori i Agjencisë për përkrahje dhe promovim të turizmit Jordan Trajkov.

“Interesi nga ana e turistëve nga Turqia  është i madh, ndërsa kjo falë para së gjithash  për shkak të lidhjes familjare por edhe për atë që duan ta ndjekin trashëgiminë tonë kulturore nga e cila janë të impresionuar”, deklaroi drejtori  i Agjencisë për përkrahje dhe promovim të turizmit , Jordan Trajkov.

Paraprakisht potencialin turistik Maqedonia e paraqiti në panairin e Holandës, Austrisë, Finlandës dhe Polonisë ndërsa deri në fund të vitit parashikohet të prezantohet edhe në 17 panaire për turizëm në botë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button