Buçkovski: Do të jem anëtar i partisë së re maqedonase

Vlado Buçkovski, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë,  ka thënë se merr pjesë në iniciativën për të themelimin e një partie të re politike në Maqedoni. 

Ai në intervsitë për gazetën “Nova Makedonija” ka theksuar se nuk do të jetë udhëheqës i kësaj partie. 

“Pres që LSDM të kuptojë se Cërvenkovski nuk mund ta fitojë Gruevskin. Nëse ai ia del të bëjë një manovër dhe të mbetet në krye të partisë, atëherë është legjitime të hapët çështja për krijimin e një subjekti të ri politik. Ky është projekt që planifikohet preh muajsh, por fitoi intensitet pas 24 Dhjetorit dhe paralajmërimeve për bojkot nga ana e LSDM-së. Unë jam i involvuar në këtë proces, por unë nuk jam ideatori dhe as nuk pretendoj ta drejtoj” shprehet Buçkovski. 

Kohëve të fundit, për shkak të deklaratave tejet kritike ndaj ish liderit të tij Cërvenkovskit, përflitej se Buçkovski do të krijojë parti të re politke dhe do ta udhëheqë atë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button