Digjet shtëpia malore “Kopanki” në Pelister

Shtëpia malore “Kopanki” në Pelister është shkatërruar tërësisht nga zjarri që e kaploi mbrëmë këtë objekt në Malin Baba.
 
Sipas informatave të para jozyrtare, zjarri ka shpërthyer rreth orës tre dhe ai ka përfshirë vetëm objektin i cili ka qenë i zbrazët, pa mysafirë dhe nuk janë regjistruar pasoja të tjera më të mëdha.
 
Për fat, zjarri nuk është përhapur në malin e afërt me pisha dhe në hotelin Molika që gjendet rreth 500 metra larg shtëpisë së djegur malore.
 
Nga policia thonë se disa orë para zjarrit, pa pasur një aheng të madh në qendrën rekreative dimërore. Shtëpia malore “Kopanki” është ndërtuar para 50 vitesh dhe ka pasur 16 dhoma për fjetje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button