Viza do të ketë për vendet që shkelin limitin e azilkërkuesve

Mekanizmi për pezullimin e regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor do të hyjë në fuqi nga fundi i këti viti ose nga fillimi i vitit të ardhshëm. Kështu është shprehur ero-deputetja Tanja Fajon e cila është raportuese në Parlamentin Evropian për Ballkanin Perëndimor. 

Në një prononcim për DW, Fajon ka shprehur shqetësimin e saj se situata më e keqe është në Maqedoni dhe Kosovë, ndërsa më pak në Bosnjë.

“Ekspertet do ta vlerësojnë respektimin e regjimit pa viza për secilin shtet ndaras. Vizat do të rikthehen për ata shtete për të cilat do të vërtetohet se numri i azilkërkuesve është rritur mbi limitin që konsiderohet si i pranueshëm” ka thënë Fajon.

Sipas saj, Maqedonia dhe Serbia duhet të bëjnë më shumë për ta ndaluar fenomenin e azilkërkuesve. Fajon në një intervistë për Portalb potencoi se përpos romëve është dhe problemi i shqiptarëve të cilët ikin nga Maqedonia dhe kërkojnë azil.

Gjermania kërkon Maqedonia ti përmirësojë kushtet e minoriteteve

Kryetarja e Këshillit të fondacionit gjerman për migrim dhe integrim Christine Langenfeld në një intervistë për radion gjermane Deutschlandfunk ka përsëritur qëndrimin e saj se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë presion ndaj Maqedonisë dhe Serbisë të përmirësojnë kushtet e  minoriteteve nga dhe vjen numri më i madh i azilkërkuesve. Gjermania nuk pranon asnjë nga kërkesat e tyre.

Beogradi ndërmerr masa, po Maqedonia?

Me një strategji dhe pako masash ka dalë Qeveria e Beogradit për të mos rrezikuar regjimin e vizave. Planin e tillë e bëri publik ministri i jashtëm serb Ivan Mrkiq gjatë një vizite në Lubjanë.

Nga ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë për Portalb përsëritën qëndrimin e tyre statik: “MPB vazhdimisht ndërmerr masa për parandalimin e azilkërkuesve të rrejshëm” thanë nga MPB. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button