Facebook dhe të gjithë ne

Nuk do të shkruaj për veten por për shoqërinë në përgjithësi. Aty ku mungon zhvillimi aty ka vend për devijim. Shoqëria jonë ka devijuar, edhe atë shumë. Rinia është rezultat i shoqërise dhe ne sot duhet të udhëheqim proceset dhe të ndryshojmë gjërat. Ndërsa ne sot jemi duke e vetëvrarë aktivitetin, kreativitetin dhe veprimin. Sa keq, që ne sot jemi vetëm pëlqyes të statuseve të njëri tjetrit. Shoqëria proaktive zhvillon procese, përmison institucione dhe sipas nevojës ndryshon pushtete. Eeeej ne nuk bëjmë asgjë por vetëm zbavitemi me thëniet, fotografitë apo edhe muzikat e njëri tjetrit. Ia bëjmë qejfin njëri tjetrit. 

Pa dyshim, shoqëria jonë sot zbavitet me pak. Nevoitet që dikush të postoj diçka të huazuar në Facebook dhe të gjithë ne do ta pëlqejmë dhe këtu mbaron gjithçka. Shkolla sot është ndikuar nga Facebook, është ndikuar jeta jonë, sa e sa janë dashuruar në Facebook dhe epilogu i gjithë kësaj është se ne bashkërisht po jetojmë në një realitet të rrejshëm. Duke filluar nga mëngjesi, ne i kontrollojmë llogaritë tona në Facebook dhe jemi shumë kurioz se çka kemi në kutinë e njoftimeve. Këtu qëndronë varfëria jonë emocionale pasi presim që dikush të na bëj qejfin.

Mark Zuckerberg po ndikon mënyrën se si ne jetojmë. Nga viti 2004, projekti Facebook u mendua për të nxitur ndërveprimin shoqëror dhe për të forcuar rrjetin shoqëror, online. Të thënat se Facebook është projekt i cili vjedh informatat tona nuk mund të vërtetohen pasi ne vetë krijojmë llogari në këtë rrjet. Përderisa ke dyshime, atëherë pse mban llogari ?! Gjithçka në këtë projekt është bërë nga njerëzit. Projekti Facebook, sot është bërë jetik për bizneset dhe për organizimet e ndryshme të cilët në mungesë të mjeteve materiale manipulojnë me mbështetësit dhe iu imponojnë aktivitetet e tyre. Kështu zhvillohet gjithçka në shoqërinë tonë, me manipulim. 

Nëse disa muaj më parë politika zhvillohej atje ku duhet, në Parlament dhe në terren, sot politika është bërë moderne dhe zhvillohet në Facebook, Twitter dhe nëpër rrjetet tjera shoqërore online ku dominon komunikimi, pasi njerzit mendojnë se janë të sigurt të komentojnë prej në shtëpi, i siguruar se askush nuk do të mundohet tja ndalojë mënyrën e të shprehurit. Agresiviteti fizik i partive politike nuk mund të shprehet në Facebook dhe këtë e shfrytëzojnë ata që frikohen të shprehen në publik. Procesi i demokracisë në politik merr fund me zhvillimin e politikës në Facebook. Me tentimet për të hapur rrugët e komunikimit politik, poltika shton mundësinë për të injoruar pyetjet e rënda dhe të sikletshme për udhëheqësit e partisë. Shpëtimin nga pyetjet e këtilla ato e gjejnë tek injorimi dhe shpesh edhe te fshirja e këtyre komenteve në formë të pyetjeve. 

Nëse e shohim pjesën e ndërveprimit dhe komunikimit njerzor në Facebook atëherë mund të gjejmë edhe anët negative. Si kundërpërgjigje e lehtëtsimit të komunikimit në mes njerëzve mund të vëndojmë faktin sinqeritet. Komunikimi në rrjet mund të jetë shumë formal dhe jo i sinqertë, i mbushur me elemente gënjeshtre dhe mashtrimi. Për të spjeguar këtë duhet treguar se kontakti i dy njerëzve me ndihmën e elektronikës dallon nga komunikimi i drejtëpërdrejtë, sy më sy. Ky komunikim përmban emocione dhe shumë sinqeritet dhe ne duhet që të tentojmë që çdo lloj komunikimi të bëhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë pasi pa marrë parasyshë se si veprojmë nëpër rrjetet sociale, ne ende jemi njerëz dhe me njerëz komunikojmë. 

Element tjetër i degraditimit është edhe humbja e sjelljes proaktive të shoqërisë. Gjithçka është duke u zhvilluar në Facebook. Në mungesë të guximit për tu promovuar në publik idetë dhe qëllimet e tyre, organizatat, institucionet por edhe qarqet e ndryshme të organizuara në grupe të vogla sot veprojnë në Facebook në mënyrë qyqare duke iu ikur përgjegjësive dhe shfaqjes në publik. Shembull mund të merret Armata ( Virtuale ) Kombëtare Shqiptare e cila në mungesë të guximit për të vepruar kundrejt ushtrisë sërbe, bënte statuse në Facebook “ Do ti prekim sërbët aty ku ju dhemb më shumë ‘’. Sa qesharake. 

Për ti dhënë një epilog përfundimtar të gjithë kësaj, përgjegjësisht mund të konstatoj se ne kemi humbur sensin e jetës së shëndoshë dhe ndienjën e të qenit aktiv për një shoqëri të shëndoshë. Shoqëria jonë ka nevojë për ne ndërsa ne kemi nevojë për t’u shfaqur. Në mungesë të hapsirës për të shfaqur idetë tona nëpër mediume të pavarura ne kemi gjetur Facebookun si medium të përshtatshëm për të vepruar, por nuk ia kemi analizuar shumë thellë ndikimin që Facebook na bën neve. Mënyra e shfaqjes që ne e bëjmë në Facebook dallon totalisht nga ajo se si jemi në realitet dhe si do dukemi në syrin e tjerëve. Apeli që ua parashtroj juve, vlen edhe për mua: Ju lutem, të jeni sa më real dhe të mos të ndikojmë jetën nga Facebooku. 

Lajme të ngjashme

Back to top button