Shkëndija zgjedh problemet financiare !

Pas problemeve të shumta në aspektin financiar tash siç duket “ankthit” kuq e zi i ka ardhur fundi.
Sipas burimeve të afërta nga klubi tetovar, një sponsor nga Shqipëria ka marrë përsipër të zgjidhë ngecjet financiare të ekipit të Shkëndijës.

Sipas informacioneve të Portalb ditën e hënë pritet që të shlyhen të gjitha detyrimet ndaj futbollistëve dhe të kompletohet ekipi I cili do të garojë në sezonin e dytë të kampionatit vendor.

Nesër skuadra e Shkëndijës do të udhëtojë drejt Strugës ku do të ketë një përballje kontrolluese me një ekip nga Kosova e cila kryen fazën përgatitore në Strugë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button