Busquets: Duam të fitojmë gjithçka

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka thënë se katalunasit duan të fitojnë në çdo kompeticion në të cilin konkurrojnë dhe ka thënë se shpreson që të marrin një rezultat pozitiv në El Classico.

Blaugranat e mposhtën Malagan me rezultat përfundimtar 6-4 nga të dyja ndeshjet në Copa del Rey dhe tani do të ndeshen me Real Madridin në gjysmë-finale.

“Duam të fitojmë çdo kompeticion në të cilin konkurrojmë”.

“Do të luajmë ndaj Real Madridit në gjysmë-finale dhe shpresoj që të marrim një rezultat të mirë në ndeshjen e parë. Pastaj, kur të luajmë si vendas, me mbështetjen e tifozëve tanë, shpresojmë që të shkojmë në finale”, ka thënë Sergio./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button