Një ndërmarrje norvegjeze ekonomizon me zonën industriale në Tetovë

Ndërmarrja norvegjeze “Normak Investment Group” do të ekonomizojë dhe menaxhojë me zonën e lirë ekonomike në Tetovë.

Komisioni për antikorrupsion dha dritë jeshile në periudhën parazgjedhore që të pranohet oferta e konzorciumit norvegjez prej 5 kompanive i cili zotohet që në tre vitet e para të ndërtojë 40 për qind, ndërsa për shtatë vite ta përfundojë zonën.

Nëse përmbushen kushtet e kompanive shtetërore shteti do të mbrohet me aktivizimin e garancisë bankare dhe dënimeve.

Zhvillimi i rajonit të Pollogut, sipas autoriteteve varet nga investimi në zonën e Tetovës.

Zona e lirë ekonomike në Tetovë shtrihet në sipërfaqe prej 94 hektarëve dhe në të në fazën e parë planifikohet të ndërtohen rreth tridhjetë objekte industrial. Detyrim i shtetit është të ndërtojë rrugën në autostradën Tetovë – Shkup për lidhjen më të lehtë të zonës deri te e cila tani shpie rruga rajonale Tetovë – Zhelinë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button