La gazzeta: Cana ‘vitamina’ C e Lazios

Organizimi i lojës së Lazios tani nis nga Lorik Cana, që luan në qendër të mbrojtjes së ekipit nga Roma. Kështu ka vlerësuar gazeta prestigjioze italiane “La Gazzetta Dello Sport”. 

Në shkrimin për Canën të titulluar “Vitaminë C për Lazion”, gazeta ka shkruar se Cana për më pak se dy muaj ia doli të rikthehet nga një rezervist i përhershëm në një titullar thuajse të sigurt. “Gazzetta” ka vlerësuar se trajneri i Lazios, Vladimir Petkoviq, ka arritur t?i japë oksigjen fazës mbrojtëse përmes muskujve të Canës, por edhe aftësisë së tij për të prodhuar lojë që në mbrojtje, diçka që në Itali shihet rrallë. 

“Tashmë në mënyrë konstante Cana po luan mbi mesataren e skuadrës së tij. Një skuadër që dukej se nuk ishte e prerë për të. Në qendër të fushës, Petkoviq preferon lojtarë më dinamikë se Cana dhe gjithashtu më të aftë në aspektin teknik, që nuk është pika e fortë e shqiptarit”, ka shkruar gazeta prestigjioze italiane. “Në mbrojtjen me tre lojtarë, Cana është organizatori i parë i skuadrës njëkohësisht edhe muri i fundit para portierit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button