Civilizimi shekullor!

Në Ballkan është një vend ku “kufizohet me vetveten”. Ku jetojnë gratë më të bukura, po përveç bukurisë së tyre s’ka gjë tjetër.

Jetojmë në vendin ku të papunësuarit punojnë më shumë, ku të gjithë shpejtojnë për punë por asnjë nuk arrin në kohë, ku koha tetë orësh e punës zgjat dymbëdhjetë orë, ku në tokat më pjellore jetojnë më skamnorët dhe të uriturit… Ku treni vonohet çdo herë nga koha e caktuar, “kurse udhëtarëve gjithnjë u ik treni e ata nuk vonohen”.

Ku shëndetësia është falas por shërimi është i shtrenjtë, ku gazetarët janë të lirë të shkruajnë atë që u rekomandohet nga lart, ku kriza botërore ka kapluar shtetësinë, po ne s’mbajmë mend ndonjëherë kur vendi ynë nuk kishte krizë ? Ku lufta më e madhe bëhet për shkak të vlerave njerëzore, ku më të pasur janë ata njerëz që nuk kanë punuar asnjëherë, ku valuta e huaj konsiderohet si e jona, ku të mençurit shpallen për debila, dhe e kundërta, ku ligjet trajtohen si jo legal, ku pushteti përbuzë popullin si dëshmitar i padëshiruar i rrejshëm…

Ku proceset gjyqësore zgjasin më shumë se vetë jeta e njeriut, ku ëndrrat mbesin vetëm ëndrra, dhe dëshpërimi është pjesë e atyre që punojnë më së shumti, ku ata që arrijnë më shumë janë ata që në të vërtetë bëjnë ndonjë çmenduri më të re, ku njerëzit vriten si kafshët në gjueti, ku shoqëri ka vetëm aty ku ka interes, ku padrejtësia njihet si drejtësi dhe mbizotëron në hapësirat njerëzore, ku njerëzit shesin veten për korrupsion, ku më primar dhe më të civilizuarit e kohës janë ata që shkelin ligjet njerëzore, nëpër institucionet edukativo-arsimore më shumë se gjithkund tjetër ka jo edukatë dhe korrupsion, jetojmë në një vend të tillë ku njerëzit e butë janë ata që shkelen më së shumti, “ne edukohemi” nëpër institucione të atilla ku flitet shumë për vlerat morale e njerëzore por është vendi ku më së paku zbatohen ato, “ku vajzat më të ndershme” njihen si agresive, ku nxënësit shkojnë në shkollë për tu argëtuar dhe jo për të mësuar, ku ata që më së paku kanë mjete materiale vishen me rroba firmato, ku gjërate liga përhapen në emër të së mirës, dhe kjo është koha dhe vendi që jetojmë ne, ku kemi gjithçka tjetër përveç asaj që vlen më shumë se gjithçka, VLERAVE MORALE, kjo kohë është e pasur dhe ka gjithçka përveç se njerëzi, kjo kohë është ku njerëzite quajnë “bota e civilizimit, emancipim dhe civilizim shekullor…, dhe kjo nuk është emancipim, emancipim është edukata, morali, thjeshtësia…

Jetojmë ne nje kohe kur zemrat mbushen me gjynahe, e as qe ndjejnë dhimbje e as nuk rënkojnë… sepse “tani më jemi të civilizuar”!

E këso civilizimi mos pastë inshAllah as armiku më i keq! 

Lajme të ngjashme

Back to top button