Llorente vishet bardh e zi

Futbollisti spanjil Fernando Llorente sezonin e ardhshëm do të jetë anëtar i Seria A. Në faqen zyrtare të Juventusit shkruan se klubi ka arritur marrë veshje katër vjeçare me sulmuesin e Athletic Bilbaos, Fernando Llorenten, i cili do të vijë në Torino si lojtar i lirë gjatë verës.

“E ardhmja e Fernando Llorentes është në fanellat bardh e zi. Përfaqësuesi spanjoll, i cili do të jetë pa kontratë me Athletic Bilbaon, ka nënshkruar një marrëveshje që do ta bëjë atë lojtar të Juventusit që nga 1 korriku”.

“Kontrata do të zgjatë katër vite dhe do të mbarojë me 30 qershor të vitit 2017”, thuhet në komunikatën zyrtare. 

Lajme të ngjashme

Back to top button