Casillas nuk mund të luaj ndaj M.United dhe Barcelonës

Portieri dhe kapiteni i  Real Madridit, Iker Casillas, do të mungojë në 12 ndeshjet e radhës për Real Madridin, duke përfshirë dhe ndeshjen e parë në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester United.
Casillas pësoi një dëmtim në gisht gjatë sfidës ndaj Valencias në Mestalla dhe kështu ai pritet të mungojë në disa ndeshje për ekipin e tij.

Pos dy ndeshjeve ndaj Manchester United, Casillas pritet të mungojë edhe në tri El Clasicot ndaj Barcelonës, dy të mundshme në Copa del Rey nëse sonte Barca e eliminon Malagan dhe një El Clasico në La Liga gjatë shkurtit.

Humbja e Iker Casillas do të jetë problematike për Los Blancos, pasi do të jetë shumë e vështirë që pa ndihmën e tij Reali të mposhtë gjigantët e futbollit evropian, në një moment kur Reali po lufton për titujt e mbetur të këtij sezoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button