Subrata Roj sot do ta prezantojë projektin “Saharian Maqedoni”

Biznesmeni indian Subrata Roj, i cili qëndron në Republikën e Maqedonisë, sot në Ohër do t’i prezantojë planet për investime në vend, ndërsa do ta vizitojë edhe lokacionin ku duhet të ndërtohet kompleksi turistik.

Kompleksi duhet të ndërtohet në bregun e Liqenit të Ohrit afër Lubanishtes. Do të përmbajë objekte për rekreim, pushim, terrene për golf, spa qendra, marina-hotele, objekte për argëtim, kazino në ujë etj.

Projekti “Saharian Maqedoni” është projektuar nga njëra prej kompanive arkitektonike britanike më të njohura botërore “Atkins” dhe arkitekti Tom Vajd, i cili e ka projektuar edhe hotelin e njohur grandioz Burxh El Arab në Dubai, hoteli i vetëm me 7 yje në botë. 

“Planifikojnë që në Ohër të ketë hotel të veçantë lundrues me kazino, port, terren për golf të nivelit të lartë, spa qendër, vila të cilat do të jepen për shitje. Janë propozuar akomodime hotelierike, salla konferencash, shoping qendra dhe të tjera. Parashikojnë edhe disa përmbajtje origjinale dhe ekskluzive, për të cilat mund të themi se do të jenë vetëm në këtë kompleks, gjegjësisht në Liqenin e Ohrit dhe askund në tjetër në botë”, informojnë nga Ministria e Financave.

Investimi nga Subrata Roj do ta vazhdojë sezonin turistik në rajonit e Ohrit në 365 ditë në vit, do të krijojë edhe mijërave vende pune dhe do ta nxitë ndërtimtarinë dhe veprimtaritë e tjera industriale në vend.

Gjatë vizitës, Subrata Roj do të shqyrtojë edhe mundësi të tjera investuese në vend, në sferën e bujqësisë, turizmit dhe në sektorë të tjerë ekonomikë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button