(Video) Hazard shkelmon mbledhësin e topava, pendohet dhe kërkon falje

Hazard ka kërkuar falje pasi fizikisht e kishte sulmuar djaloshin që mbledh topat në “Liberty” stadiumin.

Hazard kishte goditur Charlie Morgan, djalin e njërit nga drejtorët e Swonsie, Martin Morgan.

Incidenti ka ndodhur kur djaloshi kishte rënë në tokë për të tentuar ta vonojë kohën, kur lojtari i Chelsea ka humbur durimin dhe ka goditur duke ia marrë topin.

“Djaloshi kishte rënë mbi top, nuk kam dashur ta godas, por vetëm nxjerr topin. Nuk e kam ditur se e kam goditur, kërkoj falje”.

“Pas ndeshjes, ai ka ardhë në zhveshtore, kemi biseduar dhe i kam kërkuar falje publikisht, shpresoj se ku tregim të përfundoj këtu” ka thënë Hazard.

Lajme të ngjashme

Back to top button