Fenerbahce kërkon Robinhon

Në futbollin turk, rivaliteti është i zjarrtë kur flitet për dy klubet më të mira të këtij vendi. Fenerbahce vs Galatasaray.

Ndërsa këta të fundit bënë goditjen e madhe me Wesley Sneijder, tifozët e ekipit tjetër të Stambollit kërkojnë nga klubi një përgjigje ndaj rivalëve dhe kështu, drejtuesit e Fenerbahces kanë nisur bisedimet për Robinhon.

Raportohet se drejtuesit e klubit turk kanë pranuar kërkesën e Milanit për 8 milion Euro ndërsa Robinho po vlerëson ofertën dhe pritet vendimi i tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button