Vdes në stërvitje shqiptari më i njohur ragbit në Amerikë, Serxho Guraleci

Mediat amerikane njoftuan se: “Të hënën, mbas dite Serxho Guraleci, një shqiptar 22 vjeçar me banim në Macomb County – SHBA, vdiq ndërsa ishte duke përfunduar një seancë stërvitore . Ai ishte një ish lojtar i Futbollit amerikan, me ekipin e Stevenson dhe Wayne State”.

Serxho Guraleci, shqiptari më i njohur i futbollit amerikan ka vdekur të hënën mbasdite me 21 janar 2013, ndërsa ishte duke zhvilluar një seancë stërvitore me lojtarët e skuadrës së tij njoftojnë mediat amerikane sot. 

Duke shtuar se kanë qenë të pasuksesshme sipas tyre edhe përpjekjet e bashkëlojtarëve, por edhe e mjekëve që erdhi pas disa minutave që ta rikthejnë atë në jetë. Guraleci, i cili emigroi nga Tirana – Shqipëri, dekadën e fundit vdiq në moshën 22 vjeçare, në qytetin Macomb County – Detroit Michigan.

Mediat amerikane thanë se: “Të hënën, mbas dite Serxho Guraleci, një shqiptar 22 vjeçar me banim në Macomb County – SHBA, vdiq ndërsa ishte duke përfunduar një seancë stërvitore . Ai ishte një ish lojtar i Futbollit amerikan, me ekipin e Stevenson dhe Wayne State”.

Trajneri i tij i skuadrës Sterling Heights Stevenson Steve Goralski me të marrë lajmin e hidhur deklarojë se “Guraleci ishte një djalosh, i cili erdhi nga Evropa (Shqipëria) me familjen e tij – për të jetuar ëndrrën Amerikane”, duke shtuar se “Kush e kapi veten si një lojtar i mirë i futbollit amerikan dhe ka punuar rrugën e tij në kolegj – dhe kush nuk ishte duke jetuar ëndrrën amerikane, si Serxho Guraleci”, thotë i pikëlluar zoti Goralski, njofton yllpres.

Duke e përshkruar vdekjen e tij si një vdekje e tij që ishte e papritur. “Humbja e tij është një humbje e madhe në futbollin amerikan në tërë regjionin, shton kapiteni Steve Goralski. 

Guraleci, sipas tij ishte duke përjetuar ëndrrën e tij amerikane, të cilën shijonte me suksese të shumta, ndërsa buzëqeshja e tij do tw mbetet gjithmonë në mendjen time”, tha Goralski. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button