Mourinho: E pamundur ta fitojmë La Ligan

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka pranuar se ekipi i tij nuk ka asnjë mundësi që ta mbrojë titullin në La Liga, pasi që diferenca e pikëve me Barcelonën është shumë e madhe.

Edhe pse Barcelona në fundjavë e humbi ndeshjen ndaj Sociedadit, Reali ende është minus 15 pikë mbrapa.

“Është e pamundur ta fitojmë La Ligan. Diferenca e pikëve me Barcelonën është shumë e madhe dhe ne duhet të fokusohemi në objektivat tjera”.

“Nuk duhet të fiksohemi pas objektivave tanë sepse kjo vetëm se do t’i komplikonte më shumë gjërat”, ka thënë Mourinho për RMC./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button