Kultura, ‘harresa’ e politikës

 Ditët e fundit zhvillohen debate të ashtuquajtura të nxehta lidhur më strategjitë e zhvillimit të kulturës. Partitë politike vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetra, ndërsa  problemi mbetet i azgjidhur. Bile duke iu referuar retorikës politike as tre amandementet e fundit të partisë në pushtet nuk thonë asgjë konkrete. Nëse njëherë të vetme politika të  tregoje se i ka seriozisht dhe mundet të jetë në funksion të progresit, ajo duhet të dëshmojë realisht se ka force dhe vullnet  për zhvillimin e kulturës. Pse?

Një ndër elementet potencialisht të rëndësishëm të identitetit kombëtar është kultura. Në këtë sens, duket se ne anët tona ende nuk e kemi  kuptuar në thelb këtë element të rëndësishëm. Partitë politike më shumë  merren me retorike sesa me ngritjen dhe funksionimin e insitucionave  kulturore, masmedia më shumë vrapon pas ngjarjeve politike sesa i  kushton hapësirën e nevojshme cështjeve të kulturës, shoqëria civile akoma  nuk e ka krijuar profilin e saj reargues ndaj mungesës së vullnetit dhe  paaftësisë për të investuar fuqishëm në aspektin kulturor.  

Gjykuar  nga një realitet i tillë fatkeqësisht i hidhur është e nevojshme dhe e domosdoshme një reflektim i thellë ndaj gjithckaje që nashkalon kulturën si shtylle kryesore civilizuese e një kombi. Personalisht kam patur  rastin të studioj disa vite në Francë, atje prej buxhetit të shtetit  ndahej një përqindje shumë e lartë në funksion të kulturës, artit,  muzikes, kinematografisë, etj. Atje realiteti etnokulturor është shumë i rëndësishem dhe në programet e partive politike hyn në prioritet  kryesore. 

Krejt ndryshe është realiteti në sistemet ende të pakonsoliduara demokratike, ku standartët shpërfillen ndjeshëm. Përvec peshës të identitetin kombëtar,  investimi në kulturë duhet të jetë prioritet programesh politike dhe institucionale edhe për një arsye tjetër. Vendet në tranzicion, aty ku gjendja ekonomike është e rënduar, aty ku shoqëritë ballafaqohen me cështje sociale,.apo aty ku stresi dhe traumat janë të pranishme , duhet gjetur alternative dhe përpilohen strategji për të shëruar këto plagë shoqërore.

Kudo që ta hedhësh vështrimin mungojnë kinematë, ambjentet zbavitëse, teatrot, muzika kualitative, biblotekat, sallat e leximit, etj. Pra, qytetarët tanë nuk kanë asnjë instrument shplodhës dhe argëtues, nuk kanë asnjë hapësirë për të qeshur dhe për të kaluar disa caste të cilat do të ndikonin drejpëdrejt të uljen e “temperaturës” se depresionit. Në një shoqëri ku mungon humozi, arti, drama, teatri, komedia, filmi, muzika shenjat depressive jane alarmante. 
Megjithëse nuk jam në gjendje që në mënyrë precise të saktësoj buxhetin që i atribuohet kulturës në përgjithësi, gjithsesi përderisa asgjë nga pohimet e mësipërme nuk funksionon , më lind e drejta të them se dikush duhet të jetë përgjegjës për këtë gjendje. Në këtë rast gishti drejtohet tek politika, tek ata të cilat kanë marrë përsipër  të jenë garantuesit e prosperitetit të shoqërisë. Mirëpo ku shikon mungesën e institucioneve, mungesën e investimeve, mungesën e stimulimit të artistëve dhe të këngetarëve profesioniste, atëhërë na lind e drejta  të themi se nuk mund të ketë progress, prospertitet, kulturalizim shoqëror pa funksionimin e intrumentave kryesorë. 

Deri më tani kundërshtarët tanë janë përpjekur të na identifikojnë si të pakulturuar dhe të pa denjë për shoqëritë moderne, kundëpërgjigja ndaj shpifjeve dhe trillimeve të kësaj natyre do të ishte ndërtimi i institucioneve kulturore, funksionimi i tyre dhe rekrutimi i kuadrove profesionistë për t’i dhënë një dimension tjetër kulturës shqiptare në Maqedoni.  
Ne kemi talente në kinematografi, në teatër, në muzikologji, ne kemi shkrimtarë, poetë dhe recitalistë të shkelqyer, mirëpo ata mbeten në margjinat e proceset vetëm e vetëm se u mungon ambjenti ku duhet të punojne, buxheti ku duhet të investojnë, stimuli për ti dhuruar qytetarit të qeshurën, terapinë e shërimit të mendjes. Kështu nuk mund të vazhdohet me tutje. Partitë politike duhet ta vendosin kulturën në krye të listës së prioriteteve të tyre, në të kundërt  do të ndodhë përtharja e kulturës aq fort e dëshiruar nga kundërshtarët tanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button