Miliarderi indian Subrata Roj sërish në Maqedoni

Miliarderi indian Subrata Roj, i cili ka për qëllim të investojë në një kompleks turistik në Liqenin e Ohrit, si dhe në ndërtimin e një objekti në kujtim të Nënë Terezës, sot duhet të arrijë për vizitë dyditore në Maqedoni.

Ai në aeroportin “Shën Apostol Pali” në Ohër, do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i financave, Zoran Stavreski, i cili do ta shoqërojë mysafirin gjatë vizitës së tij në Ohër dhe në Shkup.

Pritet që Roj ta vizitojë edhe lokacionin ku është parashikuar ndërtimi i kompleksit turistik, si dhe të realizojë biseda me përfaqësuesit e qeverisë në lidhje me mundësitë eventuale për investime të tjera ekonomike, mes të cilave edhe në sferën e bujqësisë.

Është paraparë që Roj të qëndrojë dy ditë në Ohër, ndërsa vizitën në Maqedoni do ta përfundojë të premten në Shkup.

Kompania “Sahara India Parivar” përfaqësues i të cilit është miliarderi Subrata Roj, dorëzoi propozim për ndërtimin e kompleksit turistik superluksoz “Saharian Maqedonia”, që fillimisht është menduar të vendoset te autokampi “Lubanishte”, në sipërfaqe prej 240 hektarëve. Është paraparë që kompleksi të shumë gjëra, hotel luksoz në ujë, apartamente të klasit më të lartë, vila, bungalo, flotë detare, plazhe private, kazino dhe terrene të golfit. Projektin e ka përgatitur shtëpia e njohur projektuese botërore “Atkins” nga Londra, dhe sipas paralajmërimeve, ai duhet të jetë me standarde më të larta ekologjike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button