Shpallje e re për projektin “Blej shtëpi – blej banesë”

Shpallen aplikimet e reja përmes të cilave qytetarët mund të aplikojnë për kredi të subvencionuar banesor në kudër të projektit “Blej shtëpi – blej banesë”, ndërsa afati për dhënien e dokumenteve është 31 maj, kumtoi ministri i Financave.

Të dhënat e Ministrisë tregojnë se përmes këtij projektit deri më tani 110 qytetarë kanë marrë kredi të subvencionuar banesor, ndërsa janë shpërndarë 640 mijë euro. Subvencionin më të madh prej 10.48 euro, kanë marrë qytetarët që kanë marrë kredi prej 50 mijë eurove përmes modelit “gjysmë kësti”.

Kreditë e subvencionuara banesore të projektit “Blej shtëpi – blej banesë” janë me afat të pagesës prej 20 vitesh. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button