LB: Referendumi për bashkim, i pamundshëm!

Lëvizja për Bashkim në Kosovë nuk e ka ndërmend të marrë një iniciativë të ngjashme me atë të Aleancës Kuq e Zi për të nisur proceduat në Komisionin Qendror Zgjedhor të Shqipërisë për organizimin e një referendumi për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një federatë shqiptare.

Kreu i LB-së, Avni Klinaku ka deklaruar për Telegrafin se aktualisht ka pengesa politike dhe kushtetuese për të realizuar një referendum edhe në Kosovë.

Klinaku ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e nxjerra nga Pakoja e Ahtisaarit pamundësojnë referendumin. Ai vlerëson se kjo mund të bëhej në rast të ndryshimeve kushtetuese. Por, edhe për këtë dyshon.

“Edhe komisioni për ndryshimet kushtetuese i Kuvendit të Kosovës nuk ka bërë asgjënë këtë aspekt. As deputetët tanë nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, sepse për këtë ka pengesa të mëdha politike”, ka thënë Klinaku për Telegrafin.

Lëvizja për Bashkim është subjekt politik që ka dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa programi i saj partiak është i fokusuar në bashkimin kombëtar./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button