Belfast, plumba gome ndaj protestuesve

Policia irlandeze qëlloi me plumba plastikë gjatë natës së pestë të trazirave në Belfast. Autoritetet lokale njoftojnë se armë, mes të cilave sëpata dhe çekiçë, u përdorën për të sulmuar oficerët e policisë dhe automjetet e tyre. 

Trazirat në qytetin irlandez filluan në një rrugë periferike dhe më pas u zhvendosën në sheshin kryesor të tij, raporton BBC në edicionin e saj online. 

Katër persona, dy burra dhe dy gra, janë arrestuar, duke e çuar në 100 totalin e personave të prangosur që nga nisja e manifestimeve. 

Ditën e hënë, rreth 400 persona morën pjesë në atë që policia e cilësoi një protestë “gjerësisht paqësore”, mes orës 18 dhe 19:00. Por trazirat filluan kur rreth 250 vetë teksa ecnin u sulmuan nga rreth 70 nacionalistë që ishin mbledhur gjithashtu. 

Këta të fundit sulmuan me një sërë objektesh, përfshirë shishe dhe gurë, protestuesit luajalistë teksa ata parakalonin. Policia u angazhua për të shpërndarë turmën në rrugën Short Strand dhe kur ajo u përpoq u sulmua me bomba molotov, tulla, gurë dhe shishe. 

Autoritetet thanë se pesë plumba plastikë u qëlluan dhe pompa me ujë u përdorën për shkak të nivelit të dhunës që u përdor ndaj forcave të rendit. 

Protestuesit luajalistë ngritën një barrikadë në mes të rrugës dhe i vunë asaj zjarrin. Gjithashtu, policia pati informata për një plan të tyrin për të rrëmbyer një makinë dhe një kamion që ndodheshin në zonë. Qetësia u vendos rreth orës 22:00. 

Protestat nisën në fillim të vitit, kur këshilltarët bashkiakë votuan më 3 dhjetor për kufizimin e ditëve kur flamuri i unionit duhet të ngrihet në qytetin e Belfastit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button