Qeveria mbështet bizneset e vogla dhe të mesme me 217 mijë euro

Qeveria ka siguruar mbi 13.37 milionë denarë (rreth 217 mijë euro) për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, paralajmëroi ministri i Ekonomisë Valon Saraçini në pres konferencën e sotme.

Me programin për mbështetje të këtyre ndërmarrjeve, siç tha Saraçini janë përfshirë programet për sipërmarrje, inovacione dhe konkurrentshmëri.

“Për vitin 2013 janë siguruar gjithsej 13.37 milionë denarë për mbështetjen e këtyre ndërmarrjeve, që është për 50 për qind më shumë se vitin e kaluar”, tha Saraçini.

Ai informoi se 500.000 denarë (mbi 8 mijë euro) Qeveria ka ndarë për mbështetjen e përgatitjes teknike të ndërmarrjeve për implementimin e sistemit Hallall. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button