Kroatët çuditet pse importojmë ushqim

Rritet importi i thuajse të gjitha prodhimeve ushqimore, nga ato bujqësore e deri te ushqimi i gatshëm, ndërsa arsyeja kryesore për këtë është prodhimi deficitar i Maqedonisë, shkruan internet portali kroat “Biznes”.

Maqedonia bëhet gjithnjë më e varur nga importi i ushqimit dhe pijeve, transmeton portali vendor “Faktor”.

Importi i përgjithshëm i vitit të kaluar në përgjithësi është zvogëluar për rreth 10 për qind, por importi i prodhimeve ushqimore dhe pijeve theu rekord të ri dhe brenda 10 muajve është rritur në 616 milionë dollarë amerikanë. Kjo është rritje për rreth 5 për qind lidhur me periudhën e njëjtë në vitin 2011.

Portali “Biznes” shkruan se është rritur importi i thuajse të gjitha prodhimeve ushqimore, nga ato bujqësore e deri te ushqimi i gatshëm, ndërsa arsyeja kryesore për këtë është prodhimi deficitar i Maqedonisë. Kjo është tmerrshëm për ekonominë e Maqedonisë sepse në vend ekziston potencial i madh për prodhim të ushqimit, por nuk shfrytëzohen. Nuk ndihmuan as subvencionet qeveritare, ndaj në terren mbretërojnë importuesit, shkruan Biznis.hr.

Njëra nga vendet prej të cilave Maqedonia ka import më të madh të ushqimit është Serbia. Vitin e kaluar, për 10 muaj, janë importuar prodhime ushqimore në vlerë prej 109 milionë euro, ndërsa për tërë vitin 2011 janë importuar prodhime ushqimore në vlerë prej 124.6 milionë euro. Nga Serbia më së shumti importohet, gruri, misëri, vaji për ushqim, mielli, uji mineral, qumështi, çokolata. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button