Fillojnë punët për Ligën mbarkombëtare

Projekti i kryeministrit Berisha për ligën mbarëkombëtare ka detyruar ministrin e Sporteve, Aldo Bumçi të nisë takimet për realizimin e kësaj ideje. 

I pari në axhendën e tij ka qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili i ka paraqitur pengesat dhe pamundësitë e zhvillimit të një aktiviteti të tillë.

“Nuk lejohet që një vend anëtar i FIFA-s të zhvillojë ndeshje me klube joanëtare, por gjithsesi ka një vendim të Komitetit Ekzekutiv që lejon zhvillimin e miqësoreve, hapësirë që mund të realizohet për turne mes ekipeve shqiptare dhe kosovare”, deklaroi Duka 

Gjithsesi, presidenti Duka është i kënaqur me faktin se gjatë kohës së presidencës së tij kombëtarja aktuale shqiptare është një skuadër qe perfshin edhe Kosovën.

“Dëshira e të gjitha është që Shqipëria e Kosova të luajnë bashkë, personalisht mendoj që përfaqësuesja, çfarë që do të ndodhë të jetë një dhe këtë e kemi realizuar tashmë, ndaj uroj dhe shpresoj të vazhdojë kështu gjithmonë”, shtoi presidenti i FSHF-së.

Ideja e hedhur jo vetem nga Berisha, por edhe nga Aleanca Kuqezi e opozita me pare nuk pengohen nga asnje faktor brenda kufijve apo ne Kosove, por nga statutet dy organizmat e futbollit europian dhe botëror, UEFA dhe FIFA, te cilat nuk e lejojnë zhvillimin e një aktiviteti të tillë, pasi të dyja vendosin si kusht OKB-në. 

Në fillim, Kosova duhet të jete nje vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, pas kesaj te anëtarësohet në dy organizmat me te larte te futbollit europian dhe botëror. 

Rreth një vit më parë, FIFA refuzoi projekt-idenë e FSHF-së për kalimin e disa skuadrave të Kosovës në Superligën Shqiptare me arsyetimin se anëtarët e FIFA-s nuk duhet të luajnë ndeshje me klube që nuk janë anëtarë të FIFA-s apo anëtarë provizorë të konfederates se kontinentit te tyre, në këtë rast, të UEFA-s. 

Lajme të ngjashme

Back to top button