Të gjithë lëvdojnë Messin

Pas marrjes së çmimit “Topi i artë”, për të katërtën herë, të gjithë sportistët, por edhe të tjerë tashmë, nuk reshtin së foluri për yllin argjentinas.

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, thotë se ai është krenar pasi Lionel Messi fitoi çmimin Topi i Artë për të katër herë, rekorde. 

“Messi është i mahnitshëm Për më tepër, ai është një person fantastik dhe shumë i këndshëm. E vërteta është se ne jemi me fat që e kemi atë në skuadër”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Rosell.
Andriy Shevchenko e ka etiketuar Lionel Messi si të ‘jashtëzakonshëm.
“Mendoj se të tria nominimet ishin mahnitëse në vitin 2012, por Lionel Messi ishte diçka e veçantë”.
“Të shënosh 91 gola brenda një viti, është pabesueshme”.
“Edhe ai edhe Cristiano janë të shkëlqyer, por Leo Messi është i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar ukrainasi.

Për Messin kanë folur edhe shokët e skuadrës si dhe të gjitha mediat ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button