Cana në Southampton ?

Faqja elektronike italiane, repubblica.it shkruan se Southamptoni është ekipi që ia ka vënë syrin ish futbollistit të PSG-së, Marseilles, Sunderlandit dhe Galatasarayt, Lorik Cana.

Cana nuk ka zënë vend në formacionin e ekipit të Petkovicit, ndërsa preferon një ekip ku mund të luajë rregullisht. Nëse jo në janar, Cana pritet të largohet gjithsesi nga Lazio gjatë verës së këtij viti, pasi që nuk e ka gjetur rehatinë në futbollin italian.

Mesfushori kosovar nuk po gjen assesi hapësira në ekipin italian, prandaj përfaqësuesi shqiptar pritet t’i japë fund eksperiencës italiane pas një viti e gjysmë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button