Messi bën historinë, katër herë fitues i Topit të artë

Lionel Messi është fitues i Topit të artë për vitin 2012 dhe për të katërtën herë e bën të vetin çmimin individual më prestigjoz që ndahet për futbollistët.

Në mbrëmjen gala që sapo ka përfunduar sonde ne Cyrih, Messi la pas shokun e tij të skuadrës Iniesta dhe Kristiano Ronaldon.

“Eshtë kënaqësi e madhe për mua që sonte fitoj këtë trofe. Falenderoj shokët e ekipit, trajnerët dhe gjith stafin e Barcelonës, gjithashtu falenderoj shokët e ekipit kombëtar të Argjentinës. Meritat e mëdha për sukseset e mia i ka edhe familja ime”, u shpreh Messi sapo pranoi çmimin prestigjoz.

Tashmë ky çmim paraqet një record të ri për argjentinasin I cili është futbollisti i vetëm në botë që fiton Topin e artë, për të katërtën here dhe kalon rekordin e Michel Platini, Cruff e Van Basten.  /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button