Lodrat dhe mundimet, dikur dhe tani..

 

Mundimet dhe lodrat dikur ishin problem ynë i vetëm, por si duket me kalimin e ditëve kanë ndryshuar edhe problemet, edhe lodrat por edhe gjërat që na bëjnë të vuajmë.

Fëmijët e kohës së kaluar mendonin se si të lozin me shokët dhe shoqet kurse tani ata kanë harruar lozjen me shoqëri sepse si shokë të vetëm e kane kompjuterin që po ndikon edhe negativisht tek ata.

Po çka nëse ne kemi lozur me shokë e shoqe dhe përsëri kemi mangësitë e njëjta? Ne ndoshta kemi ngecur mbrapa nga pakujdesi, nga vuajtjet e tepërta të familjeve tona, nga sundimet e shumta duke filluar nga perandoria osmane e të tjerat që jam e bindur se i dini pa e treguar.

Ideja për realizimin e ëndrrave tona ishte e pamundur, ato vetëm i shihnim si iluzione e aq sa të pakapshme që ishin sërish na largonin për një moment nga fotografitë e kujtimeve të vuajtshme të familjeve tona. Dhimbjet e tyre asnjëherë nuk janë fshirë por thjeshta ato dhimbje janë bërë motivim për ne apo thënë qartë lodrat tona të dikurshme, e studimet e sotme.

Ne të gjithë si fëmijë dikur vetëm i shihnim lotët e tyre por nuk dinim as se si tua fshijmë. Ne i shihnim plagët e tyre por as nuk dinim si ti shërojmë, e sot sot ne jemi të gatshëm për të lozur me atë që dikur nuk mundëm të loznim e madje kërkonim lodra.

Shigjetat e mprehta dikur ishin ngulitur në vendin e gabuar duke tmerruar vendin, bllokuar trurin dhe kënaqur fytyrat e armiqve tanë.

Ishim një popull i vuajtjeve por dalëngadalë do të dalim në dritë, ishim dikur të humbur por si duket gjurmët tona na nxorën në pah përsëri, tash neve na duhet vetëm force për të na shtyrë neve që të mund të pëlcasim nga dituria dhe ndryshimi, luftimi i së kaluarës dhe për të kaluarën tonë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button