Marca : Formacioni më i mirë i vitit

Formacioni më i mirë i vitit është mësuar para publikimit të tij nga Fifa, pasojë dhe e faktit që votat për futbollistët e përzgjedhur gjenden lehtësisht dhe në internet, meqënëse ata që vendosin janë pikërisht përdoruesit e uebit.

Sipas asaj që shkuan e përditshmja Marca, në formacionin më të mirë për vitin 2012, kemi një dominim spanjoll, me 7 lojtarë të “la furia roja”, kampione e Europës. Casillas është ai që ka marrë më shumë vota në pozicionin e tij, madje shumë më tepër se dhe Lionel Messi.

Me 79 përqind të votave mes portierëve, ndërmjet dy shtyllave qëndron pikërisht numëri 1 i Spanjës, ndërsa përpara tij gjejmë tre mbrojtës të kombëtares iberike, Ramos, Pique dhe Jordi Alba. Dominimi spanjoll thyhet paksa në mesfushë, ku nuk mungojnë emrat e Xavit, Iniestës dhe Alonsos, përkrah të cilëve gjendet dhe uellsiani i Tottenham Gareth Bale.

Meqënëse skuadra e Del Bosques, nuk ka një sulmues të mirëfilltë është e qartë që në vijën e avancuar nuk gjejmë asnjë futbollist spanjoll dhe pse zgjedhjet ishin mëse të pritshme. Mesi është futbollisti që ka marrë më shumë vota plot 30 përqind në këtë repart, i ndjekur nga Falkao me 25 përqind dhe Ronaldo në vend të tretë me 24 përqind.

Ndjekësi më i afërt i këtyre të treve është Ibrahimovic me 3.8 përqind të votave, një konfirmim dhe për diferencën e frikshme që ekziston mes tre të parëve dhe sulmuesve të tjerë të globit.

Lajme të ngjashme

Back to top button