(Video) Barca fiton derbin në Kataluni

Barcelona shkatërron 4-0 Espanyolin, duke i mbyllur “hesapet” që në pjesën e parë të takimit. Katalanasit vazhdojnë serinë e fitoreve dhe nuk kanë kursyer as ekipin e Javier Aguirres, të cilët përballë magjisë së skuadrës blaugrana duken të pashpresë. Serinë e golave për Barcelonën e nis Xavi Hernandez, i cili në minutën e 10 zhbllokon rezultatin e takimit.

Vetëm 6 minuta më vonë është Pedro Rodriguez ai që dyfishon, por që nuk mbjftohet me kaq pasi në minutën e 27 është po Rodriguez autori i golit të tretë. Nuk mungoi as i përhershmi Lionel Messi që në minutën e 29 shënon nga pika e bardhë e 11 metërshit, për ta mbyllur pjesën e parë 4-0, duke e “likuiduar” Espanyol që në fraksionin e parë. Dhe në pjesën e dytë situata nuk ndryshon pasi ekipi i Vilanovas nuk lë vend për hapësira duke qënë dukshëm superiore. Me këtë fitore Barcelona konsolidon pozitat në vendin e parë duke shkuar në kuotën e 52 pikëve./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button