(Video) Fiton Milani, shokohen Juve dhe Inter

Bojan Krkiç ka ndërruar fytyrën e Milanit, e cila e ka nisur mbarë gjysmësezonin e dytë në kampionatin Italian duke mposhtur Sienën me rezultat të ngushtë 2-1, me golat e Krkiç dhe Pazzini, ndërsa për mysafirët shënoi Paolucci.

Befasia e xhiros së 19 ka ndodhur pikërisht në Torino, ku skuadra e Juventus ka pësuar disfatë nga Sampdoria edhe përpos avantazhit që kishte nga minuta e 24 me golin e Giovicios dhe gjithashtu avantazhit numerik me lojtarë pas kartonit të kuq të mysafirëve. 
Ishte Mauro Icardi në minutat e 52 dhe 69 ai që vendosi takimin dhe mposhti Juventusin në shtëpi.

Interi pas një paraqitje të zbehtë u deklasua nga Udinese me rezultat të përgjithshëm 3-0, ndërsa në ndeshjet e tjera të Seria A, u shënuan këto rezultate: Chievo-Atalanta 1:0, Fiorentina-Pescara 0:2, Genoa-Bologna 2:0 dhe Parma-Palermo 2:1.   

Lajme të ngjashme

Back to top button