Janari, muaji i zi për çiftet

Janari është “muaji i zi” për çiftet, vlerësoi një sondazh i kryer nga e përditshmja britanike “Daily Mail”.

Në këtë periudhë të vitit, britanikët shpenzojnë tetë minuta mesatarisht në ditë duke u zënë me partnerin, ndërsa dy në tre të intervistuar pranojnë se i kanë dhënë fund raportit të tyre në këtë periudhë.

Kushtet atmosferike, mungesa e parave si pasojë e shpenzimeve të tepruara të kryera për festat e fundvitit janë disa prej arsyeve që shkaktojnë këtë krizë. Megjithatë, arsyet e vërteta gjenden thellë në psikologjinë e njerëzve.

Një psikologe e sjelljes njerëzore, Donna Dawson, shpjegoi: “Janari dhe muajit e tjerë të dimrit njihen për një periudhë të natyrshme depresioni.

Mungesa e dritës së diellit shkakton një stres të shtuar dhe mungesa e akvititetit fizik, si pasojë e kushteve atmosferike, bën që të jemi lehtësisht të irritueshëm. Një kombinim i tillë rrethanash rezulton shpesh fatale për çiftet”.

Ndonëse sondazhi u krye vetëm në qytetet britanike, sipas “Daily Mail”, rezultatet kanë një vlerë globale, pasi arsyet që e bëjnë janarin “të zi” në ishull mbeten të njëjta edhe për zonat e tjera të botës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button