Jo çdokush ndihet pronar i tij- Shkupi i shqiptarëve!

Këto fjalë qe thuhen burojnë nga zemra e pastër dardane, e shkruhen nga pena trime shqiptare.

Janë ato që i këndojnë djepit te lirisë, ato që shkruajnë të vërtetën e vërtete për lashtësinë.
Të zbërthesh të kaluarën e të sotmen e një qyteti është e domosdoshme të lexosh drejt çka rrëfejnë për të sheshet, objektet fetare, përmendoret, shtëpitë e vjetra të mbetura shkret, pemët qe dikur kanë qenë pjesë e ndonjë oborri.

 Të gjitha vendbanimet e kësaj bote ngjallin kureshtjen e njëjtë si te banorët vendas, po ashtu edhe të ardhacakët, e që nxit gjurmimet të zbulohen se kush kanë qenë te parët që kanë thënë. “Këtu do të jetë vendbanimi ynë dhe i pasardhësve tonë, këtu do të ndërtojmë shtëpitë ku do ti gëzohemi jetës dhe këtu do ti kemi varrezat ku do ta qajmë fundin që e sjell vdekja”.
Të parët tonë këtë e thanë, e mbi këtë ne shkelëm dhe harruam të themi të vërtetën.

Thonë që një popull që e harron historinë e tij është si endacaku që rri i brengosur në lagje dhe nuk e di prejardhjen e tij, andaj vetëm llomotit fjalë te pakuptimta për ta treguar atë.
Historia e popullit shqiptarë jo që mund te harrohet, jo që kemi mëdyshje në faktet dhe argumentet që na deklarojnë si populli me i lashtë ne këto treva por fatkeqësisht ajo e vërtetë po mbulohet nga pluhuri i harresës dhe mosdijes së çmuarit te saj nga ata që deri dje nga historia njiheshin atdhetarë patriotë e sot nuk ju ngeli tjetër nofkë-politikanë të shitur gënjeshtarë.

Si shkupjane them që qyteti im është i veçante, atë e dallon një bukuri e pashoqe si Qendër e Shqiptarisë që është ajo ndriçon nga nuri i dritës së bardhë.. Po ec e lirë çdo kund dhe jam pronare e gjithçkaje dardano-ilire që i takon Shkupit tim.

Këtu ja vlen te jetosh e të thuash se ke jetuar, dhe ku ja vlen te vdesësh e të besosh se të ka hije varri… Të jetosh trimërisht e jo si frikacak në vatrën tende, ashtu si jetoni ju politikanë gjakpirës, ju që varfëruat dhe shkatërruat këtë vatër. Po prapë Maqedonia është kjo që është. Nuk ka as det e as ata që veten e quajnë maqedonas nuk janë ne numër aq sa të mund të silleshin me mospërfillje ndaj bashkëqytetarëve të tyre me përkatësi tjetër etnike.

Maqedonia pra, është kjo që është me aq shqiptarë në përbërjen e saj sa mjaftojnë që sa herë të duan ta problematizojnë ekzistimin e këtij shteti. Por fatkeqësisht gjatë dy dekadave të para të mëvetësimit të saj Maqedonia ka lënë përshtypjen thuajse maqedonasit etnikë janë në numër sa kinezët, e shqiptarët aq sa tibetanët. Këtë përshtypje sot e ka çdo vizitor që sot shëtit nëpër qendrën e Shkupit, e ku nga dita në ditë shtohet numri i përmendoreve që glorifikojne te kaluarën e munguar të popullit pa të kaluar e pa histori.

Kjo është Maqedonia ku për çdo ditë dëgjojmë që kanë ngrënë dajak fëmijët e shqiptarëve e “Baballarët” tonë vrapojnë të shitur pas interesit.

Ata nuk e kuptuan se duke u grindur mes vetës varësisht nga ajo se nga cili qytet ishte prijësi i partisë shqiptarë në pushtet, nuk e kuptuan se humbën dhe me dy duar shitën Shkupin kryeqendrën e Shqiptarisë, duke kthyer sytë nga Tetova ata humbën më të vlefshmen, vonë e kuptuan së Maqedonia ka atë shenjë njohëse që ka edhe Shkupi.

Ajo që duhet si rini të bëjmë është që me penë të fitojmë armikun dhe të vetëdijesohemi njëherë e përgjithmonë s’ka premtime boshe por vetëm punë mund dhe sakrificë derisa Shkupit t’ia kthejmë fytyrën dhe frymën dardano ilire, e shkjaut në mënyrë të vetën ose edhe më keq t’ia tregojmë rrugën ku mund të luaj dhe dëfrehet kudo qoftë por në Shkup jo!/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button