Kumanova mbetet në ‘offside’

Kur gjithçka kohës fundit po frymon politikisht, vije aroma e “këndshme” e zgjedhjeve dhe hapen dyert e shtabeve dhe zyrave partiake të cilat i kishte mbuluar pluhuri, diku po dëgjohet një fyell, si duket ne kemi marrë fyellin e po i biem, Kumanovarët.

Ky mandat katër vjeçar i qeverisë së tanishme ishte një meny e përgatitur mirë me fjalë, por jo me vepra. Gjitha projektet e parashikuara për këtë qytet me rrethinën kanë përfunduar, vetëm me fjalë. Edhe pse ishte një ndër qytetet për të marrë shembull në shumë sfera sikur nga bashkëjetesa, sigurt nga qetësia po ashtu edhe nga numri i vogël i krimeve, katër vite me radhë ishte vetëm qytet i lënë pas dore dhe jepte imazhin e një kutie të votave.

Në tubimin e fundit të fushatës parazgjedhore, njëra parti politike me përfaqësuesit e saj mbushte zemrat e adhuruesve të tyre dhe qytetarëve apartiak se po vije një epokë e re në Kumanovë ku do të ndryshojë shumëçka, do investohet, do të punohet, do të punësohet, do të ashtu e do të kështu, por me një kusht: “Neve na nevojitet edhe një mandat për ta kthyer borxhin në Kumanovë”. Në fund gjithçka rezultoi me atë thënien shumë të qëlluar: prit gomar se del bar. I vetmi gur që u hedh ishte përurimi i objektit të ri të Universitetit Shtetëror të Tetovës, që kishte filluar shumë më parë se ky mandat, këtu përfundoi gjithçka. Po komuna e Likovës? Po, ka vota aty, por punë nuk ka.

Gjithnjë i kam bërë një pyetje vetës: Pse vallë kaq shpejt u harrua vendi i cili i dha kuptim jetës së shqiptarëve të Maqedonisë, vend ky nga i cili dolën shumë trima, e pakë udhëheqës e zyrtarë, pse?Por përgjigjen e gjeta, në Kumanovë përgatitej zjarrmi, e në Shkup kripohej mishi. 
Desha që mos ta cek por nuk munda se shumë do ti ndërlidhej këtij muhabetit tim që ngjason me muhabet të një injoranti. Në një takim me zonjën Teuta Arifi, unë personalisht e pyeta: Pse qeveria shqiptare nuk ka marrur masa për bashkimin e dy komunave, Kumanovës dhe Likovës, do të ishte edhe më mirë për fshatrat e komunës së Likovës, por edhe të kishim mundësi për zgjedhjen e një kryetari shqiptar për komunën. Mu përgjigj shumë thjesht, shkurt, shqip dhe pa ju trembur syri: “Problemi është se në Kumanovë ne kemi shumë pak vota…!”

Nuk besoj se duhet shtuar diçka më tepër, por patjetër se kam një porosi për banorët e dy komunave kryesisht shqiptare: Në këto zgjedhje para se të hidhni votën tuaj mendoni për: sallat e sportit, hapjen e vendkalimeve kufitare në Llojan dhe Bellanocë si dhe rrugën që lidhë fshatrat e Likovës me Haracinën.

Në qoftë se edhe kësaj here këto mbesin vetëm projekte për të përmbushur minutazhin e një fjalimi, atëherë për ne nuk ngrihet flamuri për “offside” por flamuri i bardhë…

 

Lajme të ngjashme

Back to top button