Kf. Gostivari do të pregatitet në Antalya

Klubi futbollistik i Gostivarit, nga po i njejti qytet, është pretendeti kryesor për vendin e parë në ligën e dytë futbollistike të Maqedonisë. Sipas trajnerit Jeton Beqiri, skuadra e Gostivarit tashmë ka prenotuar fazën përgatitore në Turqi, ku sipas gjitha gjasave ekipi do të udhtoj drejt Antalias më datë 5 shkurt.

Trajneri i Gostivarit, Jeton Beqiri i cili pas sukseseve me skuadrën e Dritës së Bogovinës, dëshmon aftësitë e tija edhe me Gostivarin, me të cilin rënditet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit shprehet i kënaqur me arritjet e tija me skuadrën.

“ Falenderoj futbollistët dhe stafin drejtues të Gostivarit për profesionalizmin e treguar në punë, në bashkpunim me stafin teknik të klubit, kemi ardhur në përfundim se do të na duhen 3-4 përforcime të reja në të gjitha hapsirat, përveç portierëve, të cilët janë ndër më të mirët në Maqedoni. Kemi caktuar se më datë 10 janar do të grumbullohemi dhe do të fillojmë fazën përgatitore e cila do të zgjasë rreth një muaj e gjysëm, ndërsa dy javët e fundit do të pregatitemi në Turqi, ku do të kemi ndeshje të forta kontrolluese. Besoj se nga sezoni i ardhshëm do të jemi antarë të ligës së parë futbollistike në vend”,tha Beqiri.

Vlen të theksohet se Jeton Beqiri këtë vit në manifestimin “100 sportistët më të mirë shqiptarë në Maqedoni”, mori çmimin e trajnerit më të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button