Nga dogana në Buxhet janë derdhur 800 milionë euro

Pagesë të rritur të akcizës, rënie të butë të të ardhurave nga TVSH-ja në vitin 2012, ka konstatuar Drejtoria doganore, duke theksuar se deri tani janë derdhur 800 milionë euro në buxhetin.

Drejtori Vanço Kargov është i kënaqur nga shifrat theksoi se ndonëse ka rënie, në disa sektorë janë tejkaluar projektimet vjetore të Drejtorisë.

“Në pajtim me datën 31 dhjetor të vitit 2012, janë paguar gjithsej 49.963 milionë denarë të ardhura buxhetore nga importi, që është për 3 për qind më shumë se në vitin 2011, me ç’rast nga Dogana dhe taksat tjera doganore janë paguar 4.094 milionë denarë, që është për 7 për qind më shumë se në krahasim me vitin 2011 dhe për 1.65 për qind në krahasim me projektimet”, tha Vanço Kargov, drejtor i Drejtorisë doganore.

Rritet importi i mallit akcizor, shton Kargov, duke konstatuar se qytetarët kanë harxhuar më shumë cigare në vitin 2012, ndërsa trendi është në vijë të lartë edhe më tej. Më së shumti mjete financiare autoritetet doganore kanë arkëtuar nga importi i derivateve të naftës më pas nga cigaret, alkooli dhe automobilat. 

Është parandaluar tregti me 650 mijë copë mall të llojllojshëm, mes të cilave janë tekstili, ari, argjendi, stolitë, vepra artistike, pajisje mjekësore, mall teknik dhe prodhime kozmetike të cilat në të shumtën e rasteve përfundojnë në tregje të hapura në mbarë vendin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button