Doganierët në veri – të jenë të përgatitur për sfida!

Ndërrimi i doganierëve të Kosovës në pikat doganore në Bërnjakë dhe Jarinë është bërë pa probleme, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

Disa prej doganierëve që kanë qëndruar për gjashtë ditë janë ankuar për mungesë ushqimi dhe kushte të këqija higjienike.

Në anën tjetër, Stavileci thekson se vonesa ka ndodhur për shkak të mjegullës, por vlerëson se secili doganier që sipas orarit të rregullt duhet të qëndrojë tri dytë, parimisht duhet të jetë i përgatitur të qëndrojë edhe disa ditë më shumë, në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme.

“Tashmë janë ndërruar doganierët. Ata u vonuan, sepse helikopteri i EULEX-it nuk arriti të fluturojë për shkak të mjegullës. Kjo nuk ka ndodhur më parë, por nëse ndodhë në të ardhmen, duhet të jemi të përgatitur”, ka thënë Stavileci./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button