“Sarkozy mori 50 mln euro nga Gaddafi”

Gazeta britanike “The Independent” shkruan për prova të qarta dhe të pakundërshtueshme që tregojnë se ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka marrë rreth 50 milion euro nga ish-diktatori i libian, Muamar Gadaffi. 

“Independent” citon një burim të afërt me grupin hetimor francez që është ngritur për të zbardhur zërat në fjalë. Sipas këtij burimi, një biznesmen libanez, i identifikuar si Ziad Takieddine emri i të cilit doli gjatë hetimeve si ndërmjetës në dhjetra transaksione monetare mes Francës dhe vendeve të Lindjes së Mesme, ka rrëfyer para hetuesve në Paris se Sarkozy ka përfituar rreth 50 milion euro nga Gaddafi. 

Gjithnjë sipas gazetës britanike, biznesmeni mësohet të ketë deklaruar se është në gjendje të dokumentojë me prova të pakundërshtueshme se fushata zgjedhore e Sarkozy në 2006 dhe 2007 është financuar fuqimisht me paratë që mbërrinin nga Tripoli. 

Takeddine thotë se edhe pas zgjedhjes në krye të Francës, në llogaritë bankare të Sarkozy u derdhën të tjera para nga Gaddaffi. Ndërkohë, burime pranë ish-presidentit i cilësojnë këto akuza si “të pavërteta dhe të turpshme”./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button