Hillary Clinton javën e ardhshme kthehet në punë

Departamenti i shtetit amerikan, thotë se sekretarja e shtetit Hillary Clinton, shpresohet se pas tretmanit mjekësor për trombozë të gjakut, do të kthehet në punë gjatë javës së ardhshme, transmeton REL. 

Zëdhënsja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, u ka thënë gazetarëve se tashmë Clinton është duke pushuar në shtëpi dhe duke biseduar me personelin e saj të lartë.

Klinton, 65 vjeç, u shtrua në spital të dielën, kur gjatë një kontrolli rutinë zbuloi një trombozë midis trurit të saj dhe kafkës, që vije si pasojë e një tronditje që ajo pësoi në dhjetor.

Ajo ka lënë spitalin gjatë ditës së mërkurë, ndërsa mjekët besojnë në shërimin e saj të plotë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button