Kf. Drita përforcohet me Tripunovskin

Klubi futbollistik Drita e Bogovinës ka pranuar se ka arritur marrveshje me mesfushorin e skuadrës së Euromilk, Nikola Tripunovski.

“ Po, është e vërtetë, kemi marrveshje me Tripunovski, ai është një mesfushor cilësor dhe besojmë se do i shërbej skudrës tonë” theksoj krytari i klubit bogovinas, Abedin Aliti.

Aliti tha se skuadra e Dritës është në bisedime edhe me një sulmues dhe një mbrojtës kualitativ, por se për kë bëhet fjalë do të bëhet e ditur pasi kjo të jetë konkretizuar, u shpreh Aliti për “Sportefe”.

Udhëheqsia e bogovinasve tashmë ka bërë të ditur se përveç Krstevskit që është larguar nga klubi, të lirë do të jenë edhe futbollistët Bruno Zeadini i cili do të transferohet te skuadra e Gostivarit si dhe Zhivorad Radonjiç.

Fazën përgatiore për sezonin pranveror skuadra e Dritës do ta fillojë në datën 15 janar. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button