Wright-Phillips ndëshkon Chelsean

Chelsea ka pësuar humbje shokuese në javën e 21 të Premier Ligës pasi që në “Stamford Bridge” është mposhtur nga skuadra e fundit në tabelë, QPR me rezultat minimal 1:0.
Pjesa e parë ka përfunduar pa gola megjithë rastet e shumta të Chelseat.
Po ashtu edhe në pjesën e dytë “Blutë” ka tentuar që të shënojnë, por kjo nuk ju shkonte ‘për këmbe’. Kur pritej epërsia e kampionëve aktual të Evropës, në skenë del Wright-Phillips, ish futbollist i Chelseat, i cili tund rrjetën në minutën e 78.
Kjo humbje Chelseat i ka kushtuar edhe me humbjen e pozitës së tretë në renditje.
Në anën tjetër Liverpooli ka shënuar fitore të lehtë në javën e 21 të Premier Ligës, duke e mposhtur në shtëpi Sunderlandin me rezultat të pastër 3:0.
Kjo fitore e ngrit Liverpoolin në pozitën e tetë në tabelë me 31 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button