Dialy Mirror: Cana rikthehet në Premier Ligë

E përditshmja britanike “Daily Mirror”, në numrin e sotshëm të saj, ka publikuar një lajm ku thotë se kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka shumë mundësi të ribashkohet me skuadrën e Sunderlandit në  Premier Ligën angleze .

 “Lorik Cana është duke menduar kthimit në Premierligë, dhe është i vendosur të ribashkohet me ekipin e Sunderlandit”, shkruan Mirror.

Lorik Cana ka luajtur me Sunderland në sezonin  2009/10 , madje sapo veshi bluzen e ekipit anglez ai njëkohësish u shpall edhe si kapiten i skuadrës. Ish futbollisti i francezëve të Marsej, për momentin aktivizohet me skuadrën e Lacios në kampionatin Italian.

Lajme të ngjashme

Back to top button