Lena: Nga Flamurtari largohem vetëm për oferta jashtë Shqipërisë

Nijaz Lena, futbollisti strugan që aktivizohet me skuadrën e Flamurtarit të Vlorës në kampionatin e Shqipërise thekson se nuk ka ndërmend të lëviz nga kjo ekipë, përveçse nëse në llogari të tij shkon ndonjë ofertë nga ndonjë klub i jashtëm.

“Kam kontratë me Flamurtarin deri në muajin Maj të këtij viti, punojmë intenzivisht për ti arritur objektivat e klubit, këtë vit jemi konkurentë kryesor për kupën e Shqipërisë si dhe pretendojmë një vend për në kupat e Evropës, kam disa oferta nga klube jashtë Shqipërisë por do të flasim atëherë kur të ketë diçka më konkrete” shprehet Lena për Portalb.

Ish futbollisti i Renovës dhe Makedonija Gj.P, ka qënë pjesë e kombëtares së Maqedonisë në të gjitha kategoritë, por edhe përpos paraqitjeve të tij të jashtzakonshme në Shqipëri ku është ndër futbollistët kryesor të kammpionatit, Lena nuk ka marr ftesë nga seleksioni  “A” i Maqedonisë. 

Futbollisti 26 vjeçar i Flamurtarit për momentin pushon në Strugë, ndërsa së shpejti do të rikthehet ne Vlorë për tu bashkuar me ekipin në fillimin e pregatitjeve për sezonin e dytë. 
/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button