Investimet po shkrihen

Niveli prej vetëm 50.6 milionë euro investime të huaja direkte në pajtim me tetorin për opinionin e ekspertëve është gjë e pritur.

Shkaku qëndron jo vetëm tek kriza botërore, por edhe tek politika e brendshme dhe pasiguria ekonomike.

Banka Popullore bëri të ditur se deri më tani të dhënat më të pavolitshme për gjendjen me investimet e huaja, nga janari deri në tetor të vitit 2012 arrinin 50.6 milionë euro. Analiza tregon se për periudhën e njëjtë krahasuese kjo saldo është pesë herë më pak se në vitin 2011. Në vitin 2010 në këtë periudhë ka pasur thuajse 121 milionë euro, ndërsa në vitin 2009 i cili konsiderohet si njëra nga vitet më në krizë, investimet gjatë 10-të muajve arrinin 144.5 milionë euro. Në pako me investimet e zvogëluara, vitin e kaluar ngjau edhe dalje e kapitalit të huaj nga vendi.

Për vitin 2012, Qeveria planifikonte ardhje të 350 milionë euro. Dhe për këtë vit 2013 projektimet janë optimiste me pritje për hyrje të 400 milionë euro kapital të huaj.

Në tentim për të tërhequr investime, vitin e kaluar ekipet ekonomike qeveritare nuk pushuan me roud –shoun investues në Kanada, Amerikë, Indi, Kinë, Turqi, Skandinavi. Në zonat e lira ekonomike në vitin e lamë pas u hapën disa fabrika të dakorduara në vitet paraprake, si alibi kyçe për mungesën e investitorëve Qeveria potenconte krizën e borxheve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button