Urime diplomimin Tetovë!

Ashtu si që paralajmëruan, studentët ditën e Vitit të Ri dolën nëpër rrugët e Tetovës për tu shpërndarë banorëve të saj në mënyrë simbolike diplomat e “merituara”.

Mesazhi është i qartë – Diploma nuk të bën njeri.

Problemi qëndron në gjumin shekullor që e ka zënë rininë ton, theksojnë aktivistët e lëvizjes “Ne jemi ju”.

“Çdo i ri, në grup apo personalisht ka shumë çështje që i pengojnë por asnjëherë nuk ndërmerr diçka konkrete, përveç kritikës dhe bisedës. Te ne kjo nuk mjafton, ne dalim në terren, të ju themi se ka dikush si ato që mendon për të mirën kolektive. Ne nuk themi hajt se kalon, por Ju ndihmojmë juve të dilni nga stadi i mendimit në stadin e veprimit” theksojnë ata.

Merrni libra dhe lexoni! Përcjellin mesazhin të rinjtë.

“Ne nuk jemi hamall të asnjë partie politike, organizate, institucioni apo të ndonjë skene të errët. Ne jemi punëtor të ideve tona, ide të shëndosha dhe nismëtar të ndryshimit, që fillon nga ndërgjegjja juaj. Neve do na gjeni në shpirt të nxënësve, studentëve, atyre që kanë mbaruar fakultetet dhe sot janë të pa punë.

Qytetarët e habitur morën diplomat e tyre, me shpresë që kjo iniciativë mos të ngelet vetëm me kaq. 

Klikoni këtu për ti parë fotografitë e tjera. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button