Juventus i pafat nga pika e bardhë!

Edhe pse duket se gjithçka po ecën mirë në skuadrën torineze të Juventusit, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Futbollistët e skuadrës bardhë e zi nuk mund të shënojnë nga pika e bardhë e njëmbëdhjetë metërshit. Siç potencon e përditshmja sportive italiane “La gazeta dello sport”, lojtarët e zonjës së vjetër kanë shënuar vetëm 3 nga 6 penalti që janë referuar në favor të tyre gajtë sezonit të parë në kampionatin italian.

Ky fakt ka shqetësuar drejtuesit juventin dhe trajnerin Antonio Konte, i cili bashkë me stafin e tij teknik, kërkojnë të gjejnë lojtarin ideal për ti dhënë këtë detyrë. Arturo Vidal ka shumë pak mundësi ta ketë këtë barrë, pasi pikërisht ai ka gabuar 2 nga 4 penalti që ai i ka marr përsipër, një herë ka gabuar Pirlo, ndërsa malazezi Vucinic ka shënuar ndaj Xhenovës dhe sipas informacioneve te shtypit italian pikërisht ai do të jetë bartës i kësaj detyre 6 mujorin e ardhshëm të kampionatit italian.

Lajme të ngjashme

Back to top button