Spektakël i Lampard, Chelsea fiton Evertonin!

Frank Lampard, ikona e skuadrës londineze të Chelsea, ishte figura qendrore e takimit mes skuadrave të Evertonit dhe Chelseas, dukë vulosur rezultatin e takimit me dygolëshin e tij spektakolar.

Chelsea arriti të nxjerrë tre pikë nga kjo përballje e vështirë ndaj Everton dhe ja del të qëndrojë afër dyshes nga Manchesteri, Utd dhe City dhe atë minus 11 pikë nga vendi i parë dhe minus 7 nga vendi i dytë ku gjendet ekipi i Cityt.

Chelsea e cila u rikthye në ndeshje pas disavantazhit që u krijua  që nga minuta e dytë e takimit me nje gol të Pienar dhe e përmbysi .
Me këtë dygolësh vendimtar, Lampard ju bën me dije gjithë atyre që përfolën në lidhje me një largim të tijin nga skuadra londineze, duke lëne të kuptohet se mesfushori anglez ka akoma shumë për të dhënë në këte skuadër. 
Ndeshja tjetër në kuadër te javës së 20-të të kampionatit anglez mes skuadrave të QPR-së dhe Liverpulit, përfundoi në favor të mysafirëve, me reyultat të pastër 0-3 

Lajme të ngjashme

Back to top button